10 Maj 2024

Gashi takon ambasadorin italian Giffon

Prishtinë, 2 maj- Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, së bashku me Sekretarin Binak Gashi dhe anëtarin e kryesisë Haki Rafuna janë pritur të mërkurën në një takim nga ambasadori italian në Kosovë, Michael Louis Giffon.

Në një komunikatë të lëshuar për medie të DSK-së është thënë se gjatë këtij takimi kryetari Gashi ka njoftuar ambasadorin italian Michael Louis Giffoni për arsyen e themelimit të DSK-së si krah i majtë politik në Kosovë. “Ne kemi ardhur me një përvojë nga Gjermania.

Ne mendojmë se ju takon gjithë qytetarëve të Kosovës që të mendojnë dhe të zgjedhin programet partiake. Sipas programit tonë partiak ne mendojmë se qytetarët duhet të kenë shumë me tepër qasje në buxhetin e Kosovës. DSK-ja në programin e saj ka zgjidhje për përmirësimin e gjendjes sociale, asaj të shëndetësisë, bujqësisë, për pensionistët dhe studentët”, është thënë në komunikatë.

Gashi ka thënë se themelimi i DSK-së ka për synim të luftojë problemet sociale në mënyrë që t’i stopojë eksodin sociale, i cili ka marrë përmasa të mëdha në Kosovë.
Ai ka thënë se DSK-ja do të jetë krah edhe i mbështetjes së pakicave në Kosovë. “DSK-ja do të jetë subjekt i gjithë qytetarëve edhe i komuniteteve jo shqiptare. Ne do të punojmë dhe do të angazhohemi për integrimin e minoriteteve në një shtet demokratik”, është shprehur kryetari Gashi.


Ndërkohë, ambasadori italian Michael Louis Giffon, e ka përgëzuar kryetarin Gashi për themelimin e DSK-së, duke ia bërë me dije se ka lexuar programin e DSK-së. “Ju duhet të bëheni realist dhe të punoni në programin që thirreni. Keni qëllime të mira dhe vetëm vazhdoni. Debati politik sot në Kosovë nuk vepron sipas programeve. Besoj se Kosovës i nevojitet një krah politik i majtë, prandaj kjo është shumë me rendësi që te filloni dhe ta prekni shtresën sociale. Ju duhet ta ngrini zërin dhe të jeni afër qytetarëve të Kosovës me programin që keni”, ka thënë ambasadori italian Giffon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)