06 Maj 2024

Fule: Nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Bruksel, 30 prill - Komisioneri i zgjerimit Stefan Fule, ka thënë në Bruksel se nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe se këtë qëndrim, që ai e kishte shprehur edhe më parë, e mban edhe sot.

Por, Fule ka thënë se për ata në Kosovë, të cilët kanë të drejtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, duhet të gjenden mundësitë që t’u jepet rasti të votojnë në këto zgjedhje.

Fule i ka bërë këto komente duke folur në një konferencë në Bruksel, kushtuar bashkëpunimit rajonal në territorin e Ballkanit dhe të ardhmen e këshillit të bashkëpunimit rajonal.

Pasi që tema ka qenë bashkëpunimi rajonal, shumica e folësve kanë përmendur edhe marrëveshjen e fundit të arritur në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, dhe kanë shprehur keqardhje se marrëveshja e arritur është interpretuar në mënyrë të ndryshme dhe nuk po zbatohet.

Fule ka thënë se i vjen keq që Serbia dhe Kosova kanë filluar ta interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë marrëveshje, dhe ajo ka rezultuar me moszbatimin e duhur të saj.

Ai ka thënë se pret si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova, që pas zgjedhjeve në Serbi të gjejnë mënyrë pragmatike për zbatuar këtë marrëveshje, në mënyrë që të mundësohet bashkëpunimi rajonal pa u penguar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)