29 Prill 2024

Franca përkrahë realizimin e agjendës Evropiane të Kosovës

Prishtinë, 19 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës  Bajram Rexhepi u pritën sot nga Ministri përgjegjës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Jean Leonetti për të diskutuar avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ky takim u realizua në kuadër të angazhimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të intensifikimit të perspektives Evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Leonetti ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ministri Leonetti konfirmoi se shumë shpejt do të hapet dialogu për liberalizimin e vizave më Kosovën dhe ftoj Ministren Çitaku dhe Ministrin Rexhepi që të vazhdohet me rezultatet e mira në këtë fushë, në veçanti sa i përket procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar.

Ministri me këtë rast shprehu admirimin për punën e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të mjaftueshme financiare për ri-integrimin e personave të riatdhesuar si dhe për rolin e Ministrisë për Integrim Evropian në mbështetje të komunave që ky proces të zhvillohet me efikasitet të lartë sipas standardeve evropiane.

Vazhdimi i masave autonome tregtare ishte një pikë e veçantë e takimit me ç’rast ministri Leonetti konfirmoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Francës për të zgjatur masat tregtare për eksportim të lirë të mallrave të prodhuar në Kosovë në Bashkimin Evropian. Parlamenti Evropian ka votuar tashmë pro zgjatjes së këtyre masave tregtare për Kosovën.

Të dy ministrat u pajtuan se rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian duhet të shërbejnë si bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të reformave strukturore drejt përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.

Në vazhdim të ditës së dytë, Ministrja Çitaku realizoi takim me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë – Francë më ç’rast u vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe u nënvizua përkushtimi i Grupit të Miqësisë për mbështetjen e vazhdueshme të procesit integrues të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)