15 Maj 2024

Fol, letër Jahjages: Propozimi për anëtarësimin e Kosovës ne OGP

Prishtinë, 26 korrik - Lëvizja FOL i ka dërguar sot një letër Presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, përmes së cilës ka bërë një propozim për anëtarësimin e Kosovës në Open Government Partnership(OGP).

OGP është një organizatë ndërkombëtare për promovimin e qeverisjes së hapur. Kjo nismë synon të siguroj angazhime konkrete nga qeveritë për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarisë aktive, në luftën kundër korrupsionin dhe për të forcuar mirëqeverisjen e një vendi.

Në këtë kontekst, duke pas parasysh nivelin e ultë të transparencës në institucionet publike si një nga promotorët e nivelit të lartë të korrupsionit në vend, Lëvizja FOL, kërkon nga Presidentja Jahjaga që të pranon këtë propozim dhe të inicion anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Lëvizja FOL, shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim dhe asistim në çdo fazë të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)