10 Maj 2024

Fitu lavdëron Qeverinë për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Prishtinë, 2 maj - Ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu, e vlerësoi të rëndësishme marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe edhe në Kosovë. Duke folur në një tubim me qytetarë në Prizren, ambasadori Fitu tha se Qeveria e Kosovës në këtë rast ka treguar zemërgjerësi dhe inteligjencë. Ndryshe, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të propozoj një plan për veriun i cili do i kënaqte të gjitha palët.


Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar zemërgjerësi duke e përdorë inteligjencën për lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe njëkohësisht ka dëshmuar se e drejta për të votuar është e drejtë ndërkombëtare, kështu tha ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu në Prizren.

”Qeveria e Kosovës nuk ka dashur që kompleksiteti i marrëdhënieve Kosovë -Serbi mos ti lejojë serbët që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë atë. Kjo është mendje e hapur e Qeverisë e cila duhet falënderohet publikisht, edhe përkundër faktit se zgjedhjet janë të komplikuara marrë parasysh marrëdhëniet që i kanë këto dy shtete. Serbia, Kosova dhe ndërkombëtarët me kyçje edhe të OSBE-së kanë arritur ta gjejnë një kompromis për zgjedhjet. Qeveria e Kosovës me këtë vendim e ka falur Serbinë dhe ky është një akt i mirë dhe vullnet që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku ose afër njeri tjetrit për një të ardhme. Pra thjeshtë kjo është dalja nga një hakmarrje por edhe gjest human”.

Duke folur për planin ndërkombëtar për veriun ambasadori francez theksoi:

”Dua ti jem besnik asaj që e ka deklaruar BE në dhjetor. Vizioni i përgjithshëm evropian, i cili nuk është edhe aq i lehtë të realizohet. Qëndrimi im është që vizioni të jetë i përgjithshëm për të gjithë qytetarët e pse jo edhe të Veriut që ata të jetojnë lirshëm në Kosovë sikurse çdo qytetarë tjetër” vazhdoi Fitu.

Pyetjes së Radio Kosova nëse çështja e veriut e cila nuk ka mund të gjej zgjidhje edhe pas 12 viteve të përfundimit të luftës të diskutohet në tavolinën e bisedimeve Kosovë -Serbi ambasadori Fitu iu përgjigj:

”Duhet që Qeveria e Kosovës të propozoj një plan për veriun, i cili do i kënaqte kërkesat e të gjithëve përfshirë edhe serbët e pjesës veriore. Mirëpo, a duhet që vizioni të bazohet në planin e Ahtisarit dhe decentralizimin përgjigjja e Qeverisë është po, duhet të fillojnë me atë që dimë dhe njohim për të biseduar me serbët e veriut, sepse këtu është rrethi përmbyllës i veriut. Sa i përket pikëpamjes sime ka nevojë që Qeveria, qytetarët e Kosovës ata të veriut dhe ndërkombëtarët të bëhen bashkë që të bisedojnë. E rëndësishmja është vizioni dhe raporti i drejtpërdrejtë. E pas raportit duhet të ketë bisedime të cilat duhet të jenë transparente, e të cilat mund ta ndihmojnë shumë vendin”, deklaroi ambasadori i Francës Zhan Fransua Fitu në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)