15 Maj 2024

Fitou: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshëm.

Prishtinë, 7 gusht - Jean François Fitou, ambasador i Francës në Kosovë, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit francez se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshëm.

Ai ka thënë se për normalizimin e gjendjes në veri Qeveria e Kosovës duhet të bisedoj me qytetarët serbë atje, ndërkaq faktori ndërkombëtar dhe Beogradi do të duhej ta ndihmojnë këtë proces.

Ambasadori Fitou, në një intervistë për “Epoka e Re”, ka vlerësuar se çështja e veriut duhet të zgjidhet brenda dokumente të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo me plane apo kërcënime të ndryshme. Sipas tij, për Kosovën më i rëndësishëm është përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë sesa dialogu me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)