02 Maj 2024

Fitou nuk mendon se ka dështuar dialogu

Prishtinë, 25 tetor - Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou ka mohuar të ketë dështuar dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, por as ambasadori nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të ri-fillojë ky dialog.

Ai këto komente i bëri të martën gjatë një debati të mbajtur në Prishtinë me temën “Pjesëmarrja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe në shoqërinë civile”.

Ambasadori francez nuk mendon që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka dështua, madje ai thotë që disa nga rezultatet e këtij dialogu veç janë duke u parë.

“Jo nuk mendoj ashtu për dialogun dhe kjo është pozita e vendit tim prej fillimit, nuk ka çka të humbet, nuk ka humbës dhe fitues. Ne prej fillimit po e mbështesim këtë proces, prej fillimit po e përshëndesim pozitën e Qeverisë të Kosovës, e cila ka qenë konstruktive dhe e hapur.\"

\"Ky dialog ka dhënë disa rezultate, e që në sy të shumë vetëve duken jo të mjaftueshme. Këto rezultate janë këtu dhe duhet të shihen para se të gjykojmë se si do të veprojmë më tej”, ka thënë Fitou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)