30 Prill 2024

Fitou mbështet kthimin e Policisë dhe Doganierëve në veri

Prishtinë, 14 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës, Jean-François Fitou, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Më këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës janë të vendosura që në bashkëpunim më institucionet ndërkombëtare, të shtrin sovranitetin dhe të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Fitou rikonfirmoi mbështetjen e plotë të shteti francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ai shprehi mbështetjen për kthimin e Policisë dhe Doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, e cila duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)