19 Maj 2024

Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 6 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja.

Temë kryesore e takimit ishte aktualiteti politik në Kosovë, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Finlandës dhe hapat që janë ndërmarrë në përmbushjen e agjendës evropiane të Kosovës.

Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion, në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Finlandës, Kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë këto marrëdhënie dhe ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Qeverinë e Finlandës për mbështetjen e treguar për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Tashmë, Republika e Kosovës ka hyrë në fazën finale të përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Qeveria e Kosovës ka përfunduar me sukses të gjitha obligimet dhe detyrat për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi të rëndësishëm, që dëshmon konsolidimin dhe forcimin e shtetit demokratik të Kosovës. Tani e tutje edhe më shumë duhet të kemi përkushtim për përmbushjen e reformave demokratike shumë të nevojshme për realizimin e qëllimit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO – tha Thaçi.

Tani të gjithë duhet të angazhohemi në këtë objektiv. Demokracia nënkupton participim e jo bllokim” ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe theksoi se bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Finlandës do të thellohet edhe më shumë në të gjitha fushat.

Duke vlerësuar lartë përcaktimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjes së agjendës evropiane të integrimit, Tuomioja ripotencoi mbështetjen e Qeverisë së Finlandës për perspektivën evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)