15 Maj 2024

Finalizohet raporti për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 26 gusht - Institucionet e Kosovës javën e ardhshme finalizojnë raportin e gatishmërisë për liberalizimin e vizave, i cili do t’i dorëzohet zyrtarëve në Bruksel. Raporti përmban të arriturat e kësaj periudhe pas marrjes së udhërrëfyesit. Kordinatorët teknik për liberalizimin e vizave, nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe e Ministria e Punëve të Brendshme presin vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian.

Qeveria e Kosovës është në fazën e fundit të përpilimit të raportit të gatishmërisë, i cili në vete përmban të arriturat në zbatimin e kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Sipas Koordinatorit teknik në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Besnik Vasolli, raporti do të jetë gati me 1 shtator, që do të thotë dy javë më herët nga afati i paraparë për dorëzim:

”Me 1 shtator do ta dërgojmë raportin e madh, me gjitha materialet përcjellëse, ligjet, aktet nënligjore, strategjitë të cilat janë pjesë e udhërrëfyesit, ndërsa me 15 shtator do ta dërgojmë edhe një pjesë shtesë ku do të informojmë me të arriturat me të reja në ketë proces”, tha Vasolli për RTK.

Ndërkaq Koordinatori teknik në Ministrinë e Punëve të Brendshme për liberalizim të vizave, Fisnik Rexhepi, thotë se raporti është kualitativ dhe përmban informata për progresin e përmbushjes së udhërrëfyesit:
”Ne presim që Komisioni Evropian të reflektojë pozitivisht mbi raportin të cilin ne do ta dërgojmë, por edhe të ofrojë këshilla dhe rekomandime për adresimin e kritereve të mbetura”, tha Rexhepi.
Sundimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë disa nga kriteret për Kosovën krahas parakushteve tjera, si siguria e dokumenteve personale, menaxhimi i integruar i kufirit, ri-integrimi dhe riatdhesimi. I gjithë procesi është sfidues, por është edhe përfitues për qytetarët e Kosovës thotë Vasolli:
”Një dimension i mirë i këtij procesi të liberalizimit të vizave, është që këto kritere përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe kjo fundi i fundi është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të përmbushim këto kritere në afat rekord”, tha Vasolli.

Raporti me 95 kritere do të dorëzohet nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Ndërkohë, Komisioni Evropian në fund të këtij vitit pritet të japë vlerësimet dhe rekomandimet e veta për sfidat që mund të identifikohen në procesin e përmbushjes së kritereve të Udhërrëfyesit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)