27 Prill 2024

Feith: Kosova territor unik, s’ka ndryshim kufijsh

Prishtinë, 7 nëntor - Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, Pieter Feith vlerësoi se problemi i barrikadave në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me rrugë paqësore, ndërkohë shprehu nevojën që në veri situata të kthehet në normalitet.

“Njerëzit nga veriu i Kosovës nuk duhet të kriminalizohen,as të konsiderohen pjesë e një skene kriminale. 90 për qind, ndoshta edhe më shumë se kaq, janë qytetarë që respektojnë ligjin”,- theksoi Feith në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet.

Ai vuri theksin tek eleminismi i oraganizatave kriminale serbe dhe shqiptare.

“Ata duan që e gjithë kjo të zgjidhet, të lëvizin lirshëm dhe të jenë pjesë e te ardhmes europiane, ndërkohë lidhjet e organizatave kriminale serbe e shqiptare, duhen eliminuar”, -theksoi Feith.

Feith u angazhua edhe për shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë. duke kujtuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel për nevojën e çmontimit të strukturave paralele. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)