19 Maj 2024

Feith e mirëpriti miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Prishtinë, 7 shtator - Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith e mirëpriti sot miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve kushtetuese që ndërlidhen me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Këto ndryshime, të cilat kanë qenë temë diskutimi ndërmjet ICR-së, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë për efekt përfshirjen e elementeve të mbetura të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) në Kushtetutë, derisa i largojnë referencat në PGJS.

 Miratimi i ndryshimeve hap rrugën që në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG), e cila do të mbahet të hënën më 10 shtator në Prishtinë, të merret në shqyrtim deklarimi i përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mandatit të ICR-së.

ICR-ja Pieter Feith tha se votimi i sotëm në Kuvend nuk paraqet vetëm hapin e fundit praktik që nevojitet për të mundësuar vendimin e ISG-së për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, por gjithashtu është një e arritur e madhe për Kushtetutën e Kosovës.

"Kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të hënën e deklaron përfundimin e mbikëqyrjes, ashtu siç parashihet, Kushtetuta do të qëndrojë e vetme si korniza juridike kryesore në këtë vend. Kjo do ta bëjë 10 shtatorin 2012 një ditë historike për Kosovën”, ka theksuar Feith.

“Me vendimin e tyre të sotëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha komunitetet etnike të këtij vendi krenar dhe të larmishëm kanë treguar përkushtimin e tyre të përbashkët për ta bërë Kosovën një shtet funksional të pavarur. I përgëzoj deputetët për punën e tyre të durueshme që e kanë bërë për shumë muaj në kuadër të komisionit dhe për frymën e konsensusit dhe të bashkëpunimit që kanë treguar sot.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)