02 Maj 2024

Familja Reka: Tadiqi po bën lojë politike me tragjedinë tonë

Prishtinë, 15 shkurt - Familja Reka ka reaguar kundër deklaratave të presidentit serb Boris Tadiq, lidhur me përkujdesjen e tij të shprehur për voglushen e mbijetuar nga tragjedia e kësaj familje, ku humbën jetën 10 anëtarë të familjes nga shembja e një orteku gjigand të borës, që goditi shtëpinë e tyre në fshatin malor Restelicë në malet e Sharrit.

Pjesëtarë të kësaj familje kanë theksuar se presidenti serb duhet të shikojë hartën se ku i bie Kosova dhe të mos bëj lojë politike.

\"E ftojmë që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merrë vesh se ku është Restelica, sepse ndoshta ka harruar ku është ky fshat. Kjo është vetëm lojë politike e Serbisë\", ka theksuar për KTV, një pjesëtar i familjes Reka.

“Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)