03 Maj 2024

Eulex bastis Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë, 15 qershor - Një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë Ekzekutive të EULEX-it kanë kryer bastisje në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), në një kompani të quajtur ‘Fimex’ në Prishtinë dhe në dy adresa private.

Bastisjet u kryen në kontekst të një hetimi për korrupsion lidhur me disa tenderë ndërmjet vitit 2007 dhe 2009. Gjatë bastisjes janë konfiskuar materiale.

Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës-përvetësim, marrje dhe dhënie të mitës.

Bastisjet u autorizuan nga një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Një prokuror special i EULEX-it ishte i pranishëm në vendngjarje në MKK në mënyrë që ta mbikëqyrë rastin, të sigurojë mbledhje efektive të materialit dëshmues dhe të ofrojë sqarim të plotë dhe të duhur për personat e pranishëm në vendngjarje.

Hetimi i përbashkët PK/EULEX është nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it të Prokurorisë Speciale (PSRK).

Edhe Zyra për Komunikim Publik e Ministrise për Komunitete dhe Kthim ka bërë të ditur se sot në objektin e MKK-së me urdhër të Prokurorisë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe EULEX-it janë bastisur zyrat e MKK-së, konkretisht zyra e Sekretares së Përgjithshme, Zyra e Prokurimit, Zyra e Arkivore dhe Zyra e Financave të MKK-së.

Bastisja sipas MKK-se është kryer me qëllim të hetimeve të periudhës 2007-2009.

Bastisja ka ndodhur me dyshimin e bazuar në hetimet paraprake të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të zyrtarëve të zyrave të MKK-së të cekura më lartë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)