18 Maj 2024

Estonia do të vazhdoj mbështetjen e saj për Kosovën

Prishtinë, 4 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e Estonisë për Kosovë, rezidente në Vjenë, zonjën Eve–Kulli Kala.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Estonisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim ndërshtetëror.

Ajo vlerësoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euroatlantike dhe tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.

Ajo theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.

Ambasadorja estoneze uroi Presidenten Jahjaga për vendimin e marrë në Vjenë lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes se pavarësisë dhe tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet në Bashkimin Evropian.

Ajo premtoi se Estonia do të vazhdoj mbështetjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen, për çka Presidentja Jahjaga e falënderoi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)