06 Maj 2024

Emërohen kryeprokurorët e katër prokurorive themelore

Prishtinë, 20 dhjetor - Sot u mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim u shqyrtuan propozimet e prokurorëve për kandidat për kryeprokuror të prokurorive themelore në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë. 

Në bazë të nenit 4 pika 1.8, neni 20 paragrafi 2 dhe 3 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në pajtim me Rregulloren e KPK-së nr.07/2012, të datës 28 shtator 2012 për caktimin dhe transferimin e prokurorëve, duke vlerësuar propozimet e prokurorëve të prokurorive përkatëse për nominimin e prokurorëve për pozitën e kryeprokurorëve të katër prokurorive themelore të Republikës së Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës emëroi kryeprokurorët e këtyre prokurorive.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë u emërua z. Imer Beka, aktualisht prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë. 

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, u zgjodh Sylë Hoxha, aktualisht u.d kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prizren.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj u zgjodh Agron Qalaj,  aktualisht prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Gjakovë u zgjodh znj. Shpresa Bakija, aktualisht kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Gjakovë. 

Prokuroritë Themelore kanë juridiksion  mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. Themelimi i këtyre prokurorive është paraparë me Ligjin Nr. 03/L-225  për Prokurorin e Shtetit, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2013.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)