07 Maj 2024

Emërohen gjyqtarët në Dhomën e Posaçme dhe gjykatat komunale

Prishtinë, 8 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri gjyqtarësh në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe në gjykatat komunale.

Dekretimi i gjyqtarëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 18 pika 1 të Ligjit Nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe në nenin 3 pika 2 të Ligjit Nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështje në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 23 prill 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, dekretimi i gjyqtarëve në gjykatat komunale u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 30 mars 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Betimin para Presidentes Jahjaga e dhanë këta të dekretuar: Behxhet Muçiqi, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Fikri Shishko, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Hysen Gashi, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Bujar Muzaqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Gazmend Bahtiri, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Minir Hoti, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Elife Uka, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Lipjan, Avdi Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogoc, Skender Zariqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogoc, Shabi Idrizi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Zajrete Muhaxheri, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Adem Shabani, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)