30 Prill 2024

Ekipi vëzhgues i KE-së qëndroi në Mitrovicë

Mitrovicë, 15 shtator - Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, i shoqëruar nga drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari si dhe zyrtarë tjerë komunalë, kanë pritur të enjten në takim ekipin vlerësues të Komisionit Evropian (KS) në lidhje me kriteret që janë përmbushur për të riatdhesuarit. Ekipi i KE-së udhëhiqej nga Marton Benedek, zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Ata u interesuan për aktivitetet komunale në lidhje me procesin e riatdhesimit në Mitrovicë. U interesuan detajisht për numrin e të riatdhesuarve, mbështetjen për ta etj.

Në anën tjetër, nënkryetari Haziri i njoftoi se në kuadër të këtij procesi Komuna e Mitrovicës ka krijuar një grup enkas për të riatdhesuarit.

Në cilësinë e kryetarit të këtij grupi, ai tha se ky proces është marrë me shumë seriozitet dhe në janë përfshirë zyrtarë komunalë, si drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, mandej ai për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, drejtori i Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, ai i Administratës, zyrtari për kthim etj.

Komunarët mitrovicas njoftuan se në këtë vit në Komunën e Mitrovicës janë riatdhesuar 706 persona. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)