17 Maj 2024

Edhe PDK po mendon largimin e Jahjagës

Prishtinë, 26 shtator - Partia Demokratike e Kosovës gjendet në “udhëkryq” për të tejkaluar krizën politike pas skandaleve të fundit, ku dyshohet se janë të zhytur figurat e larta qeveritare. 

Derisa po afrohen bisedimet politike me Serbinë, një zyrtar brenda PDK-së në kushte anonimiteti ka thënë për \"Zërin\" se kjo parti është në “hall”, a të provojë të mbijetojë mandatin me koalicionin aktual, të marrë në qeveri partitë e vogla, apo të shfrytëzojë kërkesën e LDK-së për dorëheqjen e presidentes dhe në këtë drejtim të shkohet në zgjedhje të parakohshme, për ta parë mundësinë që të rikthehet në Qeveri me legjitimitet të ri dhe më të fortë.

Megjithatë, sipas këtij burimi, partia e kryeministrit Thaçi seriozisht është duke shikuar kërkesën e LDK-së për dorëheqjen e presidentes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)