06 Maj 2024

DSK fajëson partitë politike për gjendjen në vend

Prishtinë, 13 maj - Drejtuesit e subjektit më të ri politik në Kosovë, Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), aktivitetin e tyre e kanë nisur duke adresuar problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet Kosova. Kryetari i kësaj partie, Begzad Gashi ka kritikuar e gjithë klasën politike pa dallim për gjendjen e rëndë në vend.

Në një konferencë për media, ai fillimisht ka folur për takimet që ka zhvilluar me ambasadorin gjerman dhe italian në Kosovë dhe gjithashtu me qytetarët e vendit.

Ai ka thënë se partia e tij e re ka për synim shtresën sociale dhe njeriun, duke e vlerësuar gjendjen në Kosovë si shumë të rëndë, ai ka thënë se nga kjo gjendje tash ka një eksod social të kosovarëve në Evropë.

“Njeriu si qenie sociale në Kosovë, mund të them se është dëmtuar gjatë këtyre 13 viteve, nuk do të ndaja aspak ndonjë parti politike, se blloku i djathtë që 13 vite që udhëheq me Kosovën ka treguar se ka udhëhequr një politikë shumë asociale, për atë kemi edhe një eksod social që neve në Evropë po na dëmton edhe imazhin, kur kemi parasysh se që nga viti 1999 e deri më sot përherë qeveritë e Kosovës kanë një suficit edhe ato komunale shumë të larta deri në 45 për qind”, ka theksuar Gashi, transmeton Kosovapress.

Për më tepër ai ka shtuar se ky suficit i cili mbetet në Qeverinë qendrore dhe ato komunale, do të kishte mjaftuar që një pjesë shumë të madhe të problemeve sociale që i ka Kosova të i rehabilitojë ato.

Kreu i DSK-së thotë se programin e partisë e ka bazuar në modelin social-demokracisë të shteteve më të mira në Evropë, siç janë shtetet nordike e deri te Gjermania dhe këtë pritet që partia e tij ta zbatojë në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)