17 Maj 2024

DSK: Dënimi i 11 shqiptarëve të Luginës, vendim politik

Prishtinë, 22 shtator - Demokracia Sociale e Kosovës (DSK) ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, sipas të cilit, u dënuan me 116 vjet burgim 11 shqiptarë të pafajshëm të Luginës së Preshevës, të njohur ndryshe edhe si ‘Grupi i Gjilanit”, me pretekstin e shpifur “për krime të luftës”.
 
Demokracia Sociale e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie këtë vendim e ka konsideruar tërësisht politik. “Demokracia Sociale e Kosovës është shprehur e shqetësuar me vendimin që ka marrë Gjykata në Beograd ndaj 11 shqiptarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës. Demokracia Sociale e Kosovës vlerëson se ky vendim ishte tërësisht politik dhe i padrejtë.

Demokracia Sociale e Kosovës kërkon nga Komuniteti Ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë të heqë dorë nga këto politika diskriminuese, metoda këto të kohës së dikurshme të regjimit famëkeq të Millosheviqit. Demokracia Sociale e Kosovës fton mekanizmat kompetentë ndërkombëtarë të ndërhyjnë sa më parë në shfuqizimin e këtij vendimi dhe në lirimin e 11 shqiptarëve të pafajshëm. Ky vendim është një provokim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës”, është thënë në komunikatën e DSK-së.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)