02 Maj 2024

Drews refuzon takimin me kryetarët e komunave në veri

Prishtinë, 26  tetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka refuzuar sot të marrë pjesë në takimin bashkërendues me kryetarët e komunave të ashtuquajtura me serb në veriun e Kosovës si dhe EULEX e UNMIK.

Krerët e komunave sot kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë takimin e radhës për të vlerësuar situatën lidhur me vendosjen e barrikadave. Por, komandanti i KFOR-it nuk do të jetë i pranishëm, duke theksuar se ka takime të tjera.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki deklaroi se komandanti Drews nuk do të jetë i pranishëm.

“Por, qëndrimi ynë është i qartë, lëvizja pa kushte për të gjithë qytetarët dhe misionet ndërkombëtare dhe kjo është e shkruar edhe në mandatin që e ka KFOR, si dhe në dokumentet ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me praninë ndërkombëtare në Kosovë”, theksoi Novicki.

Jozyrtarisht mësohet se brenda serbëve ka çarje të theksuara, për shkak të mosmarrëveshjeve partiake dhe grupacioneve që janë pro dhe kundër qeverisjes së Beogradit.

Në veriun e Kosovës mbrëmë kanë vijuar serbët të qëndrojnë në grupe pranë barrikadave, ndërsa është vërejtur edhe prania e rregullt e trupave të KFOR që po vëzhgojnë situatën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)