01 Maj 2024

Dorëzohen kopjet e pesëdhjetë dy regjistrave të gjendjes civile

Prishtinë, 1 qershor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bë pranim-dorëzimi i regjistrave themeltar të lindjes për komunën e Lipjanit, respektivisht për zyrën e Gjendjes Civile në Janjevë.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Andy Sparkes, sot i dorëzoi Blerim Camajt, Shefit i Agjencisë së Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, kopjet e pesëdhjetë e dy regjistrave të gjendjes civile për territorin e Janjevës, të komunës së Lipjanit, të certifikuara nga EULEX-i.

Sparkes tha se është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm, meqenëse shënon fillimin e diçkaje shumë më të madhe.

"Numri i përgjithshëm i regjistrave që duhet të jenë të certifikuara në këtë proces do të jetë me mijëra. Pra, ky është një projekt i madh. Ne tani e kemi marrë të gjitha masat për këtë. Së shpejti, në Nish të Serbisë, ne do të fillojmë procesin e kopjimit me kujdes të gjitha këtyre të dhënave nën mbikëqyrjen e EULEX-it ", tha Andy Sparkes.

EULEX-i certifikon kopjet e regjistrave të gjendjes civile, si pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

EULEX-i i është ndërmjetësues në projektin e skanimit, shtypjes, lidhjes, verifikimit dhe certifikimit të regjistrave themeltarë të lindurve.

Ndërsa sot, u bë dorëzimi 52 regjistrave themeltarë të lindurve për periudhën 1946-1999, për zyrën e Gjendjes civile në Janjevë të Lipjanit.

Procesi i skanimit dhe punës së mëtutjeshme do të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë mes tri palëve.  



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)