01 Maj 2024

Do të mbikëqyret zbatimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm

Prishtinë, 25 prill - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e tij të sotme është përcaktuar që, në kuadër të fushëveprimit të vet, të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (nr. 03 L-122).

Duke qenë se disa nga anëtarët e Komisionit gjenden në udhëtime zyrtare jashtë shtetit, ka mbetur që grupi punues për mbikëqyrjen e këtij ligji të krijohet në mbledhjen e ardhshme.

Kryetari i Komisionit, Albin Kurti, i ka njoftuar pjesëmarrësit e mbledhjes së sotme se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të raportuar në Komision për aktivitetet e deritanishme dhe ato aktuale, si dhe për  planet në vijim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Është vendosur që takimi me ministrin Hoxhaj të realizohet të premten më, 27 prill të këtij viti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)