28 Prill 2024

Diskutohet lansimi i sistemit noterial në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 21 maj - Ministria e Drejtësisë sot organizoi tryezë të rrumbullakët lidhur me lansimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë të karakterit promovues dhe njoftues, në të cilën morën pjesë noterët e regjionit të Prishtinës, udhëheqës të institucioneve të drejtësisë etj., Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka uruar noterët e rinj për punë të mbarë në misionin e tyre të ri, ndërsa ka theksuar rolin që do ta luaj sistemi noterial në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe ka shtuar se ky sistem është krijuar falë punës së përbashkët të bërë nga shumë institucione.

Lidhur me efektin pozitivë që do ta luaj sistemi noterial në sistemin e përgjithshëm të drejtësisë, folën Kryetari i KGJK-së, Enver Peci, ai i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe Kryeprokurori, Ismet Kabashi. Sipas tyre, puna e noterëve do të shërbejë shumë në aktivitetet e sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe do ta lehtëson punën e institucioneve gjyqësore.

Ndërsa, Kryetarja e Odës së Noterëve Arbena Shehu, prezantoi shërbimet që do të kryhen nga noterët. Ajo tha se noterët mund të kryejnë shërbime për çështje familjare, për çështje pronësore, ekonomike dhe të punës, bënë ruajtjen e gjërave dhe dokumenteve, vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat tjera.

Ministria e Drejtësisë përveç regjionit të Prishtinës, do të organizojë tryeza lidhur me lansimin e sistemit noterial, edhe në regjione tjera të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)