29 Prill 2024

Dialogu për veriun, pas zgjedhjeve në Serbi

Prishtinë, 4 prill - Miqtë ndërkombëtarë e kanë ndarë mendjen. Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do t`u kërkohet që menjëherë pas zgjedhjeve në shtetin fqinj të bëjnë marrëveshje për veriun e Kosovës.

Rezultati i procesit që do të quhet angazhim për veriun, por që do të mund të jetë edhe dialog mes Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesve të veriut, mund të jetë çfarëdo qoftë dhe të ketë çfarëdo emri, por nuk duhet të dallojë shumë nga Pakoja e Ahtisaarit.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka folur hapur për mënyrën e adresimit të veriut. Rezultati, sipas tij, mund të ketë çfarëdo emri, por në substancë duhet të jetë i ngjashëm me Pakon e Ahtisaarit.

“Çështja e emrave mund të ketë kuptime të ndryshme. Rezultati mund të quhet Pako e Ahtisaarit apo sidoqoftë. Ajo që është me rëndësi është substanca. Substanca e Pakos së Ahtisaarit adreson 95 për qind të brengave të qytetarëve në veri. Emri mund t`i vihet çfarëdo qoftë, por e rëndësishme është substanca”, ka thënë ambasadori francez. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)