17 Maj 2024

Deputetja Lama kërkoi hetim për RTK-në

Prishtinë, 17 shtator - Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës të deputetëve, në seancën e Kuvendit të Kosovës, të hënën deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lame ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së për keqpërdorime të shumta të buxhetit.

Sipas Lamës, në RTK janë bërë keqpërdorime të mëdha të parave.

Ajo ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimore për të mbikëqyrur financat në RTK.

“Në adresë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ditë më parë kanë ardhur ankesa për keqpërdorim të shumave të mëdha të parasë publike, jo mijëra, por për miliona euro, për afera korruptive, keqpërdorime të shumta.\"

\"Në krye të këtyre keqpërdorimeve gjendet televizioni i publik, RTK. Ky medium vetëm për seriale ka pagur shuma të mëdha të hollash, pa ndonjë konkurs të caktuar. Kjo e dëmton konkurrencën e vlerave.\"

Menaxhmenti i RTK-së sipas deputetes Lama është zhytur në borxh në 2.7 milionë euro. Këto të dhëna nuk janë paraqitur në raportin e përvitshëm.

\"Në këtë rast kemi të bëjmë me një deformim të një mediumi që si qëllim ka informimin e drejtë të opinion publik, duke filluar me njëanshmëri, politizim dhe propaganda”, tha Lama.

Ajo kërkoi që të themelohet një komision parlamentar hetimor, për të parë se si është menaxhuar buxheti në RTK.

“Këtu edhe gjykata dhe prokuroria duhet të merren më këtë çështje, dhe të mos ketë ndërhyre politike”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)