02 Maj 2024

Deputetet reagojn ndaj ofendimeve të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari

Prishtinë, 16 shkurt - Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari.

"Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online."

"Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë."

"E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t'i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt."

"Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike", thekson Grupi i Grave Deputete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)