16 Maj 2024

Deputetët që janë rrah në kuvend të premten para prokurorit

Prishtinë, 7 gusht - Prokuroria komunale e Prishtinës do të fillojë marrjen në pyetje të deputetëve të cilët ishin përfshirë në përleshje një muaj më parë.

Bekim Haxhiu dhe Florin Krasniqi të premten do të paraqiten para prokurorit të çështjes për të sqaruar arsyet që ka ardhur deri te konflikti.

Deputeti Haxhiu thotë të ketë qenë i sulmuar dhe e tërë kjo është e planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, shkruan gazeta \"Express\".

Florin Krasniqi dhe Bekim Haxhiu-Kamishi do të takohen të premten në zyrat e Prokurorisë Komunale në Prishtinë. Haxhiu, deputet i PDK-së dhe Krasniqi, nga Lëvizja \"Vetëvendosje\" janë thirrur nga prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me përleshjen që dy deputetët kanë pasur më 28 qershor në Kuvendin e Kosovës.

Deputet Haxhiu, tregon se ka marrë ftesë nga prokurori në cilësinë e të sulmuarit. Ai tha se dihet që ka qenë i sulmuar pabesisht nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe truprojave të tyre.

\"Do t’i përgjigjem pozitivisht prokurorit dhe do të kërkojë nga ai që të vërtetojë se sulmi ndaj meje ka qenë i planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe i ekzekutuar nga grupi parlamentar i kësaj Lëvizje dhe truprojat e tyre\", tha Haxhiu për \"Express\".

Ai thotë se do të kërkoi nga prokurori të vërtetojë motivet e sulmit ndaj tij të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me demaskimin që i ka bërë Kurtit me takimet që i ka pasur me sigurimin sekret serb UDB-BIA

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)