27 Prill 2024

Deputetet e Kosovës vizituan Parlamentin e Suedisë

Stokholm, 30 nëntor - Një delegacion i anëtareve të Bordit të Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës zhvilloi një vizitë dyditore në Parlamentin e Suedisë.

Delegacioni i grave deputete zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme. Ato  u pritën edhe nga përfaqësuesi më i lartë i këtij institucioni, kryetari i Parlamentit Suedez, Per Westerberg.

Kryetarja e grupit të  Bordit  të GGD-së, znj. Teuta Sahatqija  e njoftoi kryetarin e Parlamentit të Suedisë me angazhimin e grave deputete për çështje të rëndësishme, si ajo e kuotës në Parlament dhe asambletë, angazhimin për barazi gjinore edhe në institucione të tjera të Kosovës, përpjekjet për të instaluar demokracinë në vend, si dhe disa prej aktiviteteve tjera , me të cilat po merret ky grup.

Westerberg theksoi se në Parlamentin e Suedisë 47%  janë gra, ndërsa përbërja e kabinetit qeveritar aktualisht anon nga gratë.

Ai theksoi se debati dhe përpjekjet në Suedi kanë të bëjnë me futjen e kuotës gjinore edhe në borde dhe agjenci shtetërore, por edhe në bordet e kompanive private.

Anëtaret e Bordit patën një takim edhe me grupin homolog të grave të Parlamentit të Suedisë , i cili përbëhej nga përfaqësueset e secilës parti dhe që merrej me çështje gjinore.

Duke ndarë eksperiencat e përbashkëta përfaqësueset e të dyja grupeve diskutuan edhe për iniciativat e përbashkëta që mund të sendërtohen në të ardhmen.

Në takimin me fondacionin Kvina til Kvina, (Gratë për gratë), sekretarja e përgjithshme Lena Ag theksoi se eksperienca e grupit të Grave deputete të Kosovës do të shërbejë si një model shumë i mirë, i cili do t’ iu  rekomandohet edhe shumë vendeve të tjera nëpër botë.

Anëtaret e bordit gjatë vizitës në Suedi zhvilluan takime edhe me përfaqësues të institucionit të Ombudsmanit për barazi gjinore, me të cilët u bisedua se si mund të merret eksperienca e Suedisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht të grave dhe fëmijëve.

Po kaq i rëndësishëm ishte edhe takimi me institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe asistencë Zgjedhore, IDEA, i cili është i specializuar për sistemet zgjedhore.

Përfaqësuesja e këtij institucioni, znj.Rumbidzai, tha se kuota legjislative ka sjellë rezultate të prekshme në Kosovë dhe se tashmë lufta duhet përqendruar në demokratizimin e brendshëm të partive politike. Sipas saj futja e kuotës gjinore në statutet e partive është domosdoshmëri,  jo vetëm në Kosovë, por edhe vende të tjera.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)