27 Prill 2024

Demaçi: Protesta e Vetëvendosjes, rrugë pa krye

Prishtinë, 21 janar - Veprimtari Adem Demaçi ka kundërshtuar politikën, të cilën është duke e ndjekur Lëvizja “Vetëvendosje”. Ai ka vlerësuar se protestat e kësaj lëvizjeje nuk përkojnë me ato paqësore!

“Kjo çfarë kemi parë na dëmton edhe si shtet. Veprimet që po bënë “Vetëvendosja” nuk përkojnë me demonstratat paqësore. Personalisht nuk pajtohem me kurrfarë dhune dhe jam kundër dhunës”, ka thënë Demaçi për RTV21.

Për protestën e 14 janarit, përgjegjësinë ai ia ka adresuar Lëvizjes, që sipas tij “ka zgjedhur rrugë jodemokratike për t`i zgjidhur problemet”.

“Fajtori kryesor në këtë mes është “Vetëvendosje”, e cila, për mendimin tim, ka hyrë në një bungajë pa kurrfarë nevoje”, ka thënë Demaçi, duke theksuar se është kundër protestave të paralajmëruara më 22 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)