15 Maj 2024

Demaçi: Me Serbinë të bisedohet, por jo për sovranitetin

Prishtinë, 9 gusht - Veprimtari Adem Demaçi ka deklaruar se hezitimi për të biseduar me Serbinë do shihej si qasje destruktive.

"Nuk bëhet kiameti nëse bëhen bisedime me Serbinë, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të diskutohet sovraniteti i vendit."

Sipas tij, nuk bëhet kiameti nëse bëhen bisedime me Serbinë, por thekson se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të diskutohet sovraniteti i vendit.

Demaçi ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet që ta hedhin topin në ‘fushën serbe’ duke kërkuar nga Serbia të drejtat për shqiptarët në Luginën e Preshevës, zbatimin e marrëveshjeve dhe dëmshpërblimet e luftës, shkruan “Tribuna Shqiptare”.

Ai thotë se duhet nisur ofensivën politike ndaj Serbisë, e jo të priten propozimet e të tjerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)