02 Maj 2024

Dell: Të gjitha partitë të përfshira në korrupsion

Prishtinë, 6 prill - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell ka thënë se korrupsioni tolerohet nga e tërë shoqëria kosovare dhe se partitë, siç shpresohet të ndodhë në demokraci, janë pasqyrim i vet shoqërisë. "Prandaj, unë mendoj se të gjitha partitë janë të përfshira në këtë problem në shkallë të ndryshme”.

Këto komente ai i bëri në intervistën për të përditshmen prishtinase, "Kosova Sot".

“Mendoj se ky është problem me tërë shoqërinë; ky problem ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit”, theksoi Dell.

Sipas tij, “fakti se ligji është në Kuvend dhe partitë nuk po ndërmarrin veprim sugjeron që ajo që kam thënë është shumë e saktë. Të gjitha partitë janë pjesë e problemit”, tha Dell.

Ai ka theksuar se gjëja më e rëndësishme, që duhet të ndryshojë në Kosovë, është pritjet e shoqërisë në lidhje me korrupsionin.

“Së pari, shoqëria duhet ta marrë përsipër të ndryshojë sjelljen e vet në çdo nivel: prej udhëheqjes e deri te qytetari i rëndomtë. E dyta, qytetarët duhet ta përdorin fuqinë e tyre nëpërmjet votës për ndryshim; ta përdorin atë votë për t’u marrë me problemin e korrupsionit. Kështu do të duhej të funksionojë kjo gjë në demokraci”, tha Kristofer Dell për të përditshmen Kosova Sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)