02 Maj 2024

Dell nuk ka përjashtuar mundësinë e dialogut për veriun

Prishtinë, 9 prill - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së veriut.

Ai ka deklaruar për RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovës. Por kjo, sipas tij, varet edhe nga ajo se cila forcë politike do të qeverisë në Beograd.

Ambasadori Dell ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie pasi aq Qeveria e Kosovës por edhe SHBA-të nuk mbështesin zgjidhje të tilla.

E tëra çfarë mund të bëhet është fillimi i një dialogu midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri për kushtet e tyre të jetë në mënyrë që ata të ndihen qytetarë të denjë të Republikës së Kosovës.

Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri.

Dell ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)