01 Maj 2024

Dean i impresionuar me rolin e grave politikane të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës kishte sot një takim me ish-kandidatin për president të të SHBA-së,aktualisht, anëtar i Bordit të Drejtorëve të NDI, Howard Dean.

Kryetarja e GGD –ës, znj. Teuta Sahatqija  njoftoi guvernatorin për punën e deputeteve në Kuvendin e Kosovës dhe angazhimin gruas në politikë.

Gratë në pozitat vendimmarrëse, jo vetëm që janë shembull për t’ i inkurajuar gratë për të marrë më shumë rol në udhëheqje dhe  politikë, por janë edhe shembull  se si politika  merret me çështjet jetike të qytetarit.

“Ne në Kuvendin e Kosovës kemi hartuar shumë instrumente, si: Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Zgjedhje, ndërsa  shumicën e ligjeve i trajtojmë nga perspektiva  gjinore.”

“Ne po ashtu zhvillojmë aktivitete të dobishme në interes të gruas, fëmijëve dhe qytetarëve në përgjithësi dhe aktualisht jemi në zhvillim të projektit për blerjen e mamografit mobil. Po përpiqemi që vendi ynë të zërë  vend të merituar në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Për ketë  na nevojitet ende përkrahje e fuqishme e miqve tanë e veçanërisht e SHBA-së”, theksoi znj. Sahatqija.

Howard Dean u shpreh i impresionuar me rolin e grave politikane të Kosovës, dhe veçanërisht deputeteve, përkatësisht GGD-ës. 

“Ju jeni shembull për model, pasi  në Grupin tuaj përfshini gratë e të gjitha partive dhe të gjitha nacionaliteteve.”

Ai përgëzoi deputetet për  rolin e tyre në ngritjen dhe zhvillimin e demokracisë.

“Për ne në SHBA puna juaj na është e njohur. Ju duhet të vazhdoni që të rritni rolin tuaj në politikat e shtetit. Kosova ka bërë përparime në demokratizim, sidomos me përfshirjen e gruas në institucione, por duhet bërë akoma më shumë.”

“Këtu rol të madh keni edhe Ju deputetet. Ju duhet ta ndihmoni proceset integruese të Kosovës, të ngritni  zërin kundër  dukurive  që dëmtojnë të ardhmen e Kosovës, sidomos kundër korrupsionit etj,” tha Dean.

Flora Brovina tha se deputetet po bëjnë  çka është e mundur për të rritur rolin e gruas duke i përkrahur ato për të zënë  edhe poste të rëndësishme shoqërore.

Në këtë vështrim gjithnjë e më shumë edhe burrat përkrahin  kërkesat dhe iniciativavt e këtij grupi.

Sot, tha Brovina, nga 5 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese votat e deputetëve i mori vetëm një zonjë.

Suzan Novobërdali, e cila udhëheq Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, të Pagjetur dhe Peticione foli për angazhimet e këtij Komisoioni.

Ndërkaq Alma Lama  shprehu mirënjohje për kontributin e NDI-së në Kosovë. Në takim ishte prezente edhe drejtorja e NDI-së në Kosovë, znj. Laura Nikolls, si dhe menaxherja Afërdita Syla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)