17 Maj 2024

Creighton: Kosova ka bërë progres në vitet e fundit

Prishtinë, 26 shtator - "Irlanda mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje stabile për të gjitha komunitetet në Kosovë", tha sot përfaqësuesja irlandeze e OSBE-së, Zyra e Kryesisë së Radhës, Ministrja për Çështje Europiane Lucinda Creighton, në takimet e saj me liderët e Kosovës. 

“Irlanda mbetet e përkushtuar që të marrë pjesë në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë ndërtimin e të ardhmes stabile dhe të ndritshme për të gjitha komunitetet në Kosovë,” tha Creighton., pas takimeve me Zëvendës Kryeministrin Hajredin Kuçi dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomić.

Ajo e përshëndeti progresin që Kosova ka bërë në vitet e fundit. “Janë themeluar institucionet, janë vendosur elementet kryesore për kornizën legjislative dhe është krijuar një qasje konstruktive për bashkëpunim rajonal”, tha ajo.

Creighton ka lavdëruar mbështetjen e Misionit të OSBE-së për ndërtimin e institucioneve të forta, të përgjegjshme, transparente dhe demokratike, forcat policisë profesionale, dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve në Kosovë.

Ajo tha që OSBE, me përvojën dhe njohuritë e veta, është “mirë e pozicionuar për të vazhduar ndihmën ndaj institucioneve që të bëhen më të përgjegjshme dhe efektive”.

“Ne mezi presim të shohim progres të mëtejmë në fusha të rëndësishme siç janë reformat e administratës publike, sundimi i ligjit, mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave themelore”, tha Creighton.

Ajo vlerësoi se incidentet e fundit në dëm të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera po i dëmtojnë marrëdhëniet, duke thënë që shpreson se autoritetet do të përgjigjen në mënyrë adekuate.

“Një marrëveshje për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe pajtimi ndërmjet komuniteteve është qenësore për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në rajon,” tha ajo. “Zbatimi  plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani është e nevojshme”. 

Më vonë gjatë ditës së sotme, Creighton do të takohet me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe me Peshkopin e Rashkës-Prizrenit Teodosije nga Dioqeza Ortodokse Serbe që mbulon Kosovën.

Creighton do të vazhdojë vizitën e saj në rajon me një sërë takimesh nesër në Shkup e më pas edhe në Lubjanë e Tiranë, të premten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)