18 Maj 2024

Cooper: Marrëveshjet e nënshkruara duhet të implementohen

Prishtinë, 21 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

Në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjeve të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve teknike në Bruksel.

Kryeministri Thaçi theksoi se këto marrëveshje duhet të implementohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara në proces.

Pas takimit në Qeverinë e Kosovës, në drejtim të Cooper persona të papërgjegjshëm kanë hedhur domate.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon këtë veprim të ulët, që dëmton imazhin evropian të Republikës së Kosovës.

Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës - tha z.Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)