29 Prill 2024

Cliff: Serbia s`do të lejohet të bllokojë rrugën drejt BE-së

Prishtinë, 23 maj - Ambasadori i Britanisë, Ian Cliff, ka thënë se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj, ndërsa Serbia s`do të lejohet të bllokojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Këto komente ai i ka bërë të martën pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, e ku ka qenë i shoqëruar nga zëvendëssekretari i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) të Britanisë, Stephen O`Brien dhe me shefin e DFID në Prishtinë, Richard Taylor.

Zëvendësministri i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) të Britanisë, Stephen O`Brien, tha se kjo është hera e parë që e viziton Kosovën, por informacionet për gjendjen këtu dhe në Mitrovicë nuk i kanë munguar në asnjë moment.

“Ato i kam marrë rregullisht nga ambasadori Cliff dhe DFID-i”, tha ai. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dhe Britania janë të përkushtuara që Kosova të ndihmohet në zhvillimin e saj për t`u bërë shtet funksional, si shtetet e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)