06 Maj 2024

Cliff: Serbia i di kushtet për anëtarësimin në BE

Prishtinë, 20 nëntor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, thotë se Londra ia ka përsëritur Serbisë kushtet që duhet t`i plotësojë për të fituar kandidaturën për BE.

Për këtë, Cliff i vlerëson vendimtare edhe dy takimet mes palës kosovare dhe serbe që pritet të mbahen në Bruksel deri më 9 dhjetor.

Ambasadori britanik shpreson që Beogradi deri atëherë të pajtohet për pjesëmarrjen e Kosovës në forume rajonale.

“Mendoj se tani i takon Serbisë që të zbatojë lirinë e lëvizjes, çështjen e doganave… të gjithë e dimë këtë çështjen e menaxhimit të integruar të kufirit në pikat 1 dhe 31”, ka thënë ai në një intervistë për Express.

Kur është fjalën për menaxhimin e integruar të kufirit, si një nga temat më të përfolura ditëve të fundit në procesin e bisedimeve, Cliff thotë se nuk e di nëse do të ketë një marrëveshje, por është i sigurt se BE do ta bllokojë Serbinë nëse nuk lëviz në çështjen e bashkëpunimit rajonal, që në radhë të parë nënkupton pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale.

Barrikadat dhe bllokadat që i kanë bërë serbët në Veri tash e sa javë, Cliff thotë se do të merren parasysh po ashtu kur të vendoset për Serbinë.

“Kosova është njësi e veçantë doganore dhe Serbia e njeh si të tillë. Ju keni doganierë në kufij, kështu që kjo nuk do duhej të ishte çështje…” ka thënë Cliff. “Nëse do të kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve, apo se si do të reagojnë njerëzit në barrikada, nuk e di. Por, natyrisht ne presim që Serbia të bëjë diçka, t’i inkurajojë ata që të ndryshojnë qasjen e tyre”.

Ambasadori Cliff ka bërë edhe një sqarim edhe rreth deklaratave të ambasadorit britanik në Beograd, të cilën mediat serbe e kanë cituar duke përmendur “Ahtisaari Plus” për Veriun.

“Këto vërtet janë gjepura. Mediat e kanë keqkuptuar këtë. Ai asnjëherë nuk ka folur për \"Ahtisaari Plus\". Ai më ka siguruar dhe unë e kam shikuar se çfarë ka thënë ai. Ky ka qenë lajm kryesor në Beograd, plotësisht i shtrembëruar nga ajo çfarë ka thënë ai”, ka sqaruar Cliff.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)