16 Maj 2024

Cliff: Qeveria duhet të këtë shumicë solide në Parlament

Prishtinë, 2 gusht - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se krijimi i një koalicioni të fuqishëm me shumicë të afirmuar në Parlamentin e Kosovës është I nevojshëm përpara proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën në shtator.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Cliff theksoi se krahas mbështetjes për ndryshimet kushtetuese që do të përmbyllin pavarësinë, AAK-ja dhe LDK-ja kanë detyrimin që si parti të mbështesin edhe veriun e Kosovës.

“Nuk pres që “Vetëvendosja” ta mbështesë atë, por mendoj se krerët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së do të duhet të punonin së bashku për këtë çështje kombëtare. Nuk është e domosdoshme që të jenë në qeveri, por duhet të kenë qëllim të përbashkët”, ka thënë Cliff.

Duke folur në detaje për veriun e Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori britanik ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të flasë me serbët e veriut, por edhe me Beogradin për integrimin e veriut brenda kufijve ekzistues të Kosovës.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)