28 Prill 2024

Cliff: Nuk duam të hapet pakoja e Ahtisaarit

Prishtinë, 20 janar - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, deklaroi se vendi i tij përkrah vazhdimin e dialogut teknik me Serbinë, por nuk e mbështet idenë që të hapet Pakoja e Ahtisaarit.

“Së pari sa i përket dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ne mendojmë se ai dialog është shumë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë. Ne mendojmë se ky dialog ka dhënë rezultate dhe se njëri prej tyre është njohja e vulave doganore të cilat u ndihmojnë shumë kompanive prodhuese në Kosovë, e po ashtu rezultat tjetër është liria e lëvizjes”, ka thënë shefi i diplomacisë britanike në Prishtinë.

Madje Cliff thotë se Qeveria britanike mendon se ka potenciale që të bëhen marrëveshje të tjera. “Ne jemi shumë të interesuar se si do të implementohet marrëveshja për integrimin e kufijve dhe gjithashtu çështja e pjesëmarrjes së Kosovës në nivelin rajonal”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur lidhur me qëndrimin e Britanisë së Madhe lidhur me katër pikat e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, shefi i diplomacisë britanike në Prishtinë thotë se Britania nuk dëshiron, të hapen tema të tjera në dialogun Prishtinë- Beograd.

“Britania nuk dëshiron që pakoja e Ahtisaarit të hapet dhe të përfshijë pikat e tjera. Absolutisht ne nuk dëshirojmë që të shtojmë tema të tjera në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është vetëm teknik”, ka thënë ambasadori britanik Cliff gjatë qëndrimit në Vushtrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)