29 Prill 2024

Cliff: Londra mbështet Ahtisaarin pa emër për veriun

Prishtinë, 5 prill - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se mbështet zgjidhjen e problemit të veriut nëpërmjet një aranzhimi që do të ishte Pakoja e Ahtisaarit, por që nuk do ta kishte këtë emër.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” i pyetur se a do të duhej që Qeveria e Kosovës të insistonte në zbatimin e Pakos së Ahtisaarit, pa u zgjeruar në aranzhime të tjera, ambasadori ka thënë se emri “Ahtisaari”, nuk duhet përdorur.

“Po, por ndoshta pa e përdorur emërtimin `Ahtisaari`”, ka thënë Cliff, për Kohën Ditore.

Plani i ish-kryenegociatorit për statusin e Kosovës, krahas pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën parasheh edhe krijimin e disa komunave me shumicë të qytetarëve serbë të Kosovës.

Komunave u janë zgjeruar kompetencat në mënyrë që këta qytetarë të mund të vetëqeverisen. Katër vite pas pavarësisë, pakoja është zbatuar në lokalitetet me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, por për serbët e veriut ka mbetur e papranueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)