06 Maj 2024

Cliff: Kosova nuk duhet të frustrohet me BE-në

Prishtinë, 15 maj - Duhet pritur përfundimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve në Serbi, për të nisur pastaj bisedimet me përfaqësuesit e banorëve serbë që e njohin autoritetin e Prishtinës, ka theksuar ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff. 

Sipas tij, bisedimet fillimisht duhet të kenë si rezultat sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë, përfshirë edhe lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Cliff ka deklaruar se për të pasur sukses në veri duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet partive më të mëdha në Kosovë.

“Kosova nuk duhet të frustrohet me Brukselin, pasi që edhe Britania e Madhe ka raste kur bie në një frustrim të tillë”, ka thënë për “Tribuna Shqiptare” ambasadori britanik Cliff, duke komentuar kritikat e kryeministrit Thaçi në adresë të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)