04 Maj 2024

Cliff: Hapja e zyrës, vetëm hapi i parë drejt veriut

Prishitnë, 29 maj - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff ka deklaruar se hapja e zyrës në veri të Kosovës është vetëm hapi i parë drejt kësaj zone.

Sipas tij, Britania përkrah në tërësi vendimin për hapjen e zyrës në veri të Mitrovicës, duke theksuar se ndërkombëtarët po monitorojnë ashpërsisht edhe mënyrën se si do zgjedhet shefi i kësaj zyre,duke lënë të kuptohet se mënyra se si janë zgjedhur njerëzit deri tani, kanë qenë procese më shumë politike sesa çështje kualiteti.

Gjithashtu Cliff ka shtuar se për njohjen e pavarësisë së Kosovës, qeveria britanike ka angazhuar një staf shtesë. “Stafi merret veçanërisht me ambasadat dhe komisionet e larta tona nëpër botë për të inkurajuar më shumë njohje për Kosovën”, ka theksuar ambasadori Cliff.

Britania e Madhe është në fakt shteti që deri më tani, ka siguruar një numër të konsiderueshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)