15 Maj 2024

Çitaku: Veriu kurrë si “Republika Srpska”

Prishtinë, 26 korrik - Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane (MIE), ka deklaruar për gazetën “Epoka e Re” se veriu i Kosovës në asnjë rrethanë nuk do të jetë çështje negocimi me askënd. Çitaku është zotuar se në veri nuk do të ketë përsëritje të modelit të Republikës Srpska.

Ajo ka bërë me dije se kryeministri Hashim Thaçi shumë shpejt pritet ta shpalosë një platformë socio-ekonomike për integrimin e plotë të veriut në jetë politike dhe institucionale.

Ajo ka folur edhe për iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës.

“Absolutisht nuk i frikësohemi kurrfarë iniciative. Për ne këto veprime janë në kuadër të proceduarave parlamentare. Mua po më vjen mirë që Lëvizja Vetëvendosje! ka filluar të kuptojë se Qeveria mund të rrëzohet nëpërmjet proceduarave parlamentare, e jo nëpërmjet rrugëve apo mënyrave të tjera jodemokratike”, ka deklaruar Çitaku

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)