02 Maj 2024

Çitaku pret qe raporti i progresit të jetë më i mirë se i kaluari

Prishtinë, 22 qershor - Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku është optimiste se rezultatet nga koordinimi me të gjithë faktorët kyç në ri-integrimin e personave të riatdhesuar do të jenë evident, dhe deklaroi se është e bindur që Raporti i Progresit për këtë vit do të jetë shumë më i mirë se sa vitin e kaluar.

Ministrja Çitaku këto komente i paraqiti në takimin që sot pati me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane në Parlamentin e Kosovës.

Me këtë rast ministrja Çitaku i informoi parlamentarët rreth takimeve që ka pasur me kryetarët e komunave dhe gjendjen në të cilën gjenden komunat me procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar, dhe me gjithë punën që Ministria është duke ë bërë për përgatitjen e të dhënave dhe informatave për raportin e Progresit.

Ministrja Çitaku theksoi se Qeveria e Kosovës intensivisht është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të kërkuara dhe ajo që varet nga Qeveria do të realizohet në përpikëri.

Ajo theksoi se Kosova këto procese është duke i kaluar me një hap më të shpejt duke përfituar nga përvojat e vendeve të rajonit, dhe dinamika e lëvizjes nga ana e institucioneve të Kosovës është shumë më e shpejtë.

Ndryshe në Bashkimin Europian ka pajtim për çështjen e marrëdhënieve tregtare dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)