12 Maj 2024

Çitaku: Jemi duke vendosur themelet për anëtarsimit në BE

Prishtinë, 19 qershor - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, priti në takim delegacionin e kryesuar nga Shefi i Njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Lawrence Meredith dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Žbogar.

Ky edhe është takimi i parë si pjes e misionit vlerësues në nivel ekspertësh të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Associim me Kosovën. 

Misioni fakt-mbledhës do të qëndroj gjatë kësaj jave në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim.

Ministrja Çitaku tha se viti 2012 karakterizohet me intensifikimin e agjendës Evropiane dhe se sipas saj Kosova ka shënuar progres në avancimin e marrëdhenieve zyrtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

\"Kemi pranuar udhërrefyesin për liberalizimin e vizave. Kemi avancuar dialogun tonë në fushën e sundimit të ligjit. Tani presim që në bazë të përgjigjeve të dorëzuara dhe rezultatit të misionit fakt-mbledhës, Komisioni Evropian të përfundojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi në vjeshtë të këtij viti. Ajo do të jetë themel i avancimit të më tutjeshëm të agjendes Evropiane”.

Nga ana e tij, Lawrence Meredith, tha se gjatës kësaj javes, Komisioni Evropian ka ndërmarr hapin e radhës në kontekst të përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit, gjegjsisht zbarkimin e misionit fakt-mbledhës të Komisionit Evropian në Kosovë me qëllim të vlerësimit të secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim.

\"Ky është misioni ynë më i madh që ndonjëherë ka vizituar Kosovën dhe jemi të kënaqur që të gjitha përgatitjet janë duke rrjedhur si duhet.”

Ndërsa, Samuel Žbogar, nënvizoj: “Publikimi i Studimit të Fizibiliteti dhe dorëzimi i udhërrefyesit për liberalizimin e vizave janë dëshmitë konkrete për vullnetin e Bashkimit Evropian për avancimin e marrëdhenieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

\"Me anë të këtyre proceseve, perspektiva Evropiane merr formën e saj konkrete për qytetarët e Kosovës.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)