27 Prill 2024

Chadi njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Republika e Chadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Chadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Qeveria e Chadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Chadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Chadit.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Chadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Chadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Chadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Chadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Chadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Chadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Chadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë.

Kryeqytet Chadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)