08 Maj 2024

CEPP lanson analizën e Raportit të Progresit për Kosovën 2011

Prishtinë, 13 tetor - Qendra për Politika Evropiane (CEPP) publikoi sot analizën e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për funskionimin e institucioneve të Kosovës gjatë 12 muajve të fundit. Analiza shqyrton të gjeturat kryesore të raportit.

CEPP thekson nevojën që institucionet të forcojnë kapacitetet e tyre vlerësuese dhe koordinuese për adresimin e shpejtë të sfidave të këtij Raporti. Krahasuar me vitin e kaluar, Raporti identifikon më shumë sfida për Kuvendin.

 

Përkundër bashkëpunimit të përmirësuar mes Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian dhe Ministrisë për Integrim, sfidë e vazhdueshme mbetet mungesë kapaciteteve administrative të Komisionit për të siguruar koordinim të përngjitshim dhe monitorim të zbatimit të planit të veprimit për integrim evropian.

Qeveria dhe Kuvendit duhet të bëjnë përkthimin e tyre në prioritete konkrete në buxhetin dhe agjendën legjislative e vitit 2012. Institucionet e Kosovës duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që mos të zhvillohet vetëm retroaktivisht por të shënoj edhe ndonjë progres të ri.

Analiza e CEPP vlerëson ciklin e fundit zgjedhor si me shumë mangësi të cilat kanë rezultuar në cenim të kredibilitet dhe legjitimitet të të gjithë procesit zgjedhor. Kërkohet nga institucionet e Kosovës që me vendosshmëri të adresojnë mashtrimet zgjedhore. Analiza e CEPP thekson rëndësinë që ky Raporti i Progresit i kushton veçanërisht një çështjes së administratës publike. Administrata publike nuk është identifikuar si problem vetëm në Kriteret Politike, mirëpo duket se është shqetësim serioz i cili shtrihet horizontalisht nëpër të gjitha fushat kur flitet për mungesë kapacitetesh.

Risia e këtij viti është propozimi i Komisionit për të filluar dialogun e strukturuar në fushën e Sundimit të Ligjit. Modaliteti dhe forma të cilën do ta merr ky dialog nuk është bërë ende publike. Analiza përmban shtojcën që paraqet sfidat e identifikuara në secilin sektor dhe nën-sektor të përfshirë në Raportin e Progresit.  Në mënyrë që ta bëjë më të kuptueshme llojin e sfidës, CEPP ka bërë ndarjen e tyre në tri kategori: kërkesa politike, ligjore dhe institucionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)