28 Prill 2024

Çekia dëshiron afrimin e Kosovës me vendet forumit të Vishegradit

Prishtinë 20 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim drejtorët e forumit të Vishegradit për të diskutuar iniciativën e këtij forumi me avancimin e komunikimit rreth përshpejtimit të  Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Republika e Çekisë në këtë fazë është kryesuese e Forumit të Vishegradit, një Forum i përberë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.

Në këtë fazë Republika e Çekisë, përkatësisht Ministria e Jashtme e Çekisë ka për qèllim afrimin e Republikës së Kosovës me vendet anëtare të këtij Forumi.
 
Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Çekisë ka filluar një nismë për të sjell në Kosove të gjithë drejtorët politik të vendeve anëtare të Vishegradit, në Republikën e Kosovës për një vizite zyrtare, me qëllim të njoftimit më të përafërt me realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Kosova ka realizuar reforma të mëdha në rrugën e sajë drejt integrimit Evropian prandaj, ky realitet duhet të del në pah dhe të merret në konsideratë për avancimin e Kosovës drejt integrimit Evropian sa më shpejt që është e mundur.  
 
Gjatë takimit, ministrja Çitaku foli gjerësisht për arritjet dhe progresin e Kosovës, duke u ndalur në veçanti te perspektiva Evropiane e Republikës së Kosovës, dhe reformat që janë realizuar për të përmbushur kriteret e parapara.

Gjithashtu, ministrja Çitaku u tha drejtorëve të grupit V4 dhe kryesueses aktuale, Çekisë, se vonesat për Kosovën dhe gjithë rajonin në procesin i integrimit në Bashkimin Evropian do të shkaktonin efekte të padëshirueshme për të gjithë.

Në vazhdim, ajo theksoi se, qytetarëve të Kosovës, njësoj si qytetarëve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet tu mundësohet qarkullimi i lirë në BE, me përfshirjen edhe të Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave.

Ministrja Çitaku në fund u bëri thirrje drejtorëve të që të vazhdojnë me këtë iniciative sepse komunikimi më i avancuar dhe afrimi mes popujve ndihmon zhvillimin e të gjithë rajonit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)